Domenico Berardi ka nënshkruar një kontratë të re me Sassuolo që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2027.
28-vjeçari ka qenë në Sassuolo gjatë gjithë karrierës së tij, por kohët e fundit kishte fjalë se ai mund të tundohej nga një sfidë e re. Sidomos lidhej me Juventusin dhe Milanin.
Por të mërkurën u njoftua se ai ishte pajtuar për të qëndruar edhe për pesë vite të tjera në klub.
Berardi kishte një paraqitje të mirë për Sassuolo-n në sezonin 2021-22, duke shënuar pesëmbëdhjetë herë në Serie A.