Torino ka marrë lajme të mira para ndeshjes së fundjavës me Lazion.
Trajneri Ivan Juric do ta ketë në dispozicion për këtë takim futbollistin Mërgim Vojvoda.
Gjatë mesjavës, mbrojtësi i krahut ka ushtruar për herë të parë bashkë e ekipin pas një lëndimi që e kishte pësuar gjatë përgatitjeve të verës në Widring.
Përfaqësuesi ka ushtruar i vetëm një kohë, ndërsa fakti që së fundmi po ushtron me ekipin, tregon se ai është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, njoftojnë mediat italiane.
Madje, trajneri Juric mund t’i japë atij hapësirë për të luajtur kundër “Biancocelesti” ose nga fillimi, ose ta inkuadrojë atë në lojë në pjesën e dytë, varësisht nëse i nevojitet.
Mbrojtësi natyral i krahut të djathtë, i cili në Torino më shumë po luan në të majtë, ka qenë mjaft i rëndësishëm për ekipin “Granata” sezonin e kaluar dhe trajneri e ka besimin e plotë tek ai.
Vojvoda ka shfaqur siguri në fazën defanzive, por ka kontribuuar me harkime edhe në fazën ofanzive.