Karriera e Marco van Basten ka qenë shumë intensive, por edhe shumë e shkurtër, me tërheqjen e parakohshme nag futbolli i luajtur në vitin 1995, në moshën 30-vjeçare, pas problemeve kronike të kyçit të këmbës.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi holandezin që të jetonte disa sezone si top-sulmues, i paguar jashtëzakonisht shumë gjatë eksperiencës te Milani. Në atë kohë, Van Basten ishte në gjendje të realizonte një nga ëndrrat e tij djaloshare, duke blerë një Porsche 928 GT.
I lançuar në vitin 1977, ky lloj automjeti ishte protagonist i evolucionit të vazhdueshëm teknik dhe estetik, i cili kulmoi në vitin 1989 me versionin GT, i pajisur me një motor 5-litërsh V8 për të pasur 330 kuaj fuqi dhe 430 Nm.
Ky Porsche 928 GT pati performancë të nivelit të lartë: Përshpejtimi nga 0 në 100 në orë për 5.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale prej 275 km/h. Ky model (i vitit 1989) karakterizohet nga boja jeshile e errët e trupit dhe të brendshme lëkure të zezë. Rrotat janë në aliazh, ndërsa në pjesën e pasme bie në sy spoileri që karakterizonte versionin GT.
Porsche 928 GT e Marco van Basten ka dalë në shitje në portalin “ruotedasogno.com” dhe duket se ka udhëtuar më pak se 79.000 kilometra. Çmimi për këtë makinë super sportive, që i përkiste sulmuesit historik të Milanit, është 65 mijë euro, në përputhje me atë të modeleve të tjera në kushte të ngjashme, por me pronarë të mëparshëm më pak të njohur.