Demir Imeri është transferuar në Kazakistan.
26-vjeçari nga Kërçova ishte pjesë e Egnatias sezonin e fundit, ekip me të cilin shënoi pesë gola në 39 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
Sulmuesi i djathtë veshi edhe fanellën e Vllaznisë në sezonin ‘20/21, duke ia dalë të fitojë Kupën e Shqipërisë me ekipin shkodran. Imeri ka firmosur me Atyrau, ekipin që garon në elitën e futbollit kazak.
Klubi kazak ka prezantuar lojtarin shqiptar në faqen zyrtare, aty ku i uron mirëseardhjen. Imeri ka luajtur më parë edhe me Kamzën në Superiore, teksa ka provuar aventura në Maqedoninë e Veriut, Ukrainë, Finlandë dhe Maltë.