Prishtina e viteve të 80-ta, një gjeneratë e papërsëritshme e futbollit! i madh dhe i vogël jetonin me futbollin në vitet e 80-ta.
Me 21 gusht të vitit 1983, në stadiumin e Prishtinës (tani “Fadil Vokrri”), nuk kishte vend as për gjilpërë, rreth 40 mijë shikues.
Prishtina regjistron fitoren e dytë rresht në debutimin e saj (1:0) pas asaj kundër Dinamos së Vinkovcit.
Në minutën 16-të, Dragan Mance kaloi në epërsi ekipin e Partizanit.
Më 21 gusht, 1983, java e dytë
Prishtina - Partizan 2:1 (1:1)
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40 000.
Shënues: Batroviq (33’) e Vokrri (54’) dhe Mance (16’).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli (Lubisha Trajkoviq 89’), Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Favzi Rama, Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana (Faton Domi 70’) dhe Zoran Batroviq.
Partizani: Stojiq, Radoviq, Rojeviq (Varga 65’), Dimitrijeviq (Mashiq 64'), Jeshiq, Radanoviq, Smajiq, Zhivkoviq, Mance, Vukotiq dhe Prekazi.
Ky gol veç elektrizoi atmosferën dhe i dha hov lojës së Prishtinës.
Zoran Batroviq në minutën e 33-të barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, atmosferë drithëruese dhe lojë e madhe e Prishtinës. Fadil Vokrri, e kush tjetër, shënon për fitoren e madhe me rezultat 2:1. Pikërisht në minutën e 54-të, ndërsa stadiumi gati sa i doli “flaka” nga atmosfera, që i ngjante stadiumeve latinoamerikane!
Prishtina në krye me Fadil Vokrin shembën Partizanin e Xhevat Prekazit dhe Dragan Mances.
Senzacion, një skuadër nga Kosova, debutuese me dy fitore rresht dhe renditej në vend të tretë me 4 pikë, ndërsa Velezhi kryesonte me 4 e Slloboda e dyta me 4 sosh pas javës së dytë të Ligës së Parë ish jugosllave, duke lënë Partizanin në pozitën e 12-të me 2.