Patrick Robson De Sousa Monteiro është futbollisti më i ri i Tiranës.
Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian, i cili ka firmosur për kampionët e Shqipërisë.
24-vjeçari vjen nga austriakët e Admira Wacker, ndërkohë që sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te ekipi azer i Gabalas.
Patrick ka luajtur më parë edhe me Horn në Austri, teksa në vendlindje është aktivizuar me klube si America JR, Bonsucesso dhe Friburguense-RJ.
Në sezonin e fundit në Azerbajxhan, sulmuesi brazilian regjistroi 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke mos ia dalë të shënojë asnjë gol.
Patrick cilësohet si zëvendësuesi i Devid, ndërkohë që ky është afrimi i gjashtë te bardheblutë, që më parë kanë firmosur me Aleksin, Hilën, Hasanin, Hussein dhe Isenin.