Pas nisjes fantastike të sezonit me fitore ndaj Veronës, Napoli po bën një punë të shkëlqyer në merkato.
Jo vetëm Simeone, por ekipi i drejtuar nga Spalletit ka siguruar dhe shërbimet e dt lojtarëve të tjerë të njohur.
Bëhet fjalë për Giacomo Raspadorin dhe mesfushorin Tanguy Ndombele.
Ky i fundit ka mbërritur në zyrat e klubit në Villa Stuart për të kryer vizitat mjekësore. Napoli për mesfushorin francez do të paguajë 1 milionë euro për huazimin dhe ka të drejtën e blerjes për 32 milionë euro.
Për Raspadorin ndërkohë Napoli do të paguajë 5 milionë euro për huazimin këtë vit, më pas do të blejë me detyrim kartonin për 25 milionë euro që do të paguhet për 5 vite dhe gjithashtu dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.