Skuadra me renome e futbollit Liria e Prizrenit, është gati për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Prizrenasit synojnë rikthimin në elitë, të cilët në edicionin që e lamë pas, për një fije të flokut nuk ia arritën qëllimit.
“KF Liria e gatshme për fillimin e stinorit 2022/23.
Shtabi teknik në krye me Xhengis Rexhepin të përgatitur për sfidat e stinorit të ri.
Optimizëm i lartë në taborin e KF Liria”, shkruan në faqen e KF Liria.