Sezonin e nisi mbarë duke fituar ndaj Udineses, teksa drejtuesit i kërkojnë që të ruajë ritmin.
Një nisje e mirë e javëve të para do të ishte frytdhënëse për renditjen, por sidomos për moralin e kampionëve të Italisë.
Stefano Pioli, trajner i Milanit, beson në ekip.
Fitore e vyer ajo me Udinesen për të nisur sezonin pa stres…
"Më duhet të them se ne u përpoqëm ta ndërlikojmë vetë ndeshjen në dy situata.
Si pasojë, erdhën golat që ishin pasojë e një keqmenaxhimi të topit, që në disa momente duhej të ishte më i qartë. Mund dhe duhet të luajmë më mirë", tha Pioli.