Skuadra portugeze, Benfica, nuk tregoi aspak mëshirë për kampionen e Kosovës, KFF EP Com nga Hajvalia, duke i shkaktuar humbje katastrofale me rezultat 9:0!
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Twente të Holandës, në kuadër kualifikueseve për Champions League.
Sfida ka qenë e vlefshme e fazës së gjysmëfinales së kualifikueseve të Championsit.
Futbollistet e ekipit nga Hajvalia nuk ishin rivale të denjë të portugezeve.
Golat i shënuan Rebelo (8'), Cintra (15', 43', 59'), Silva (48'), Vitoria (57'), Norton (63'), Lacasse (64') dhe Sousa Alves (90+2'),
Benfica shkon më tutje, ndërsa vashat e kampiones së Kosovës, dëshpëruan keq në këtë sfidë.
Hajvalia më 21 gusht e luan ndeshjen për vend të tretë.