Skuadra e Zurich-ut ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Hearts të Skocisë, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të play-off-it të Europa League.
Futbollisti Blerim Xhemaili shënoi golin e dytë për skuadrën zvicerane.
Për Zuruch-un shënuan Guerrere (32') e Xhemaili 34') dhe për Hearts realizoi Shankland (22').
Shqiptarët Donis Avdija, Blerim Xhemaili e Mirlind Kryeziu, u paraqitën standardë.
Avdija është zëvendësuar në minutën e 70-të dhe Xhemaili në atë të 74-tën.
Fidan Aliti aktivizohet nga minuta e 83-të për Zurich-un.