Manchester United thuhet se është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin dhe mesfushorin brazilian Casemiro për një kalim në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” kanë kaluar pjesën më të madhe të afatit kalimtar të verës duke provuar për të arritur një marrëveshje për Frenkie de Jong të Barcelonës, por tani me sa duket ata kanë hequr dorë nga interesimi për holandezin dhe në vend të kësaj po ndjekin objektiva të tjera.
Casemiro ka qenë i lidhur fort me klubin anglez gjatë 24 orëve të fundit, dhe me diskutimet mes dy klubeve që po ecin shpejt, Man United besohet se tani është afër një marrëveshjeje finale.
Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Jason Burt, 20 herë kampionët e Anglisë janë afër përfundimit të një transferimi prej 70 milionë eurosh, me marrëveshjen që mund të realizohet në ditët e ardhshme.
Casemiro ka qenë me Real Madridin që nga viti 2013, duke bërë 336 paraqitje për klubin, duke kontribuar me 31 gola dhe 29 asistime në këtë proces.
Reprezentuesi brazilian luajti në formë huazimi te Porto gjatë sezonit 2014-15 përpara se të kthehej në Madrid dhe ai ka qenë jetik për suksesin e tyre në vitet e fundit.