Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka treguar lojë të madhe duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League në futboll.
Ballkani me lojë e rezultat mahniti të gjithë, duke e heshtur Shkupin.
Sfidë mes dy ekipeve shqiptare.
Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja treguan angazhim të pashoq që rezultoi me fitore në sfidën e parë.
Një Ballkan që po befason një Evropë, kurrë më afër fazës së grupeve.
Ballkani shumë afër historisë, shumë afër fazës së grupeve, gati që të bëhet ekipi i parë i Kosovës që t’i prek majat më të larta.
Ballkani po tregon lojë të madhe në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Shkupjanët avancuan të parët në minutën e 19-të me golin e Sunday Adetunji.
Ky gol e ka motivuar edhe më shumë Ballkanin, duke e barazuar rezultatin në minutën e 23-të. Albion Rrahmani shënoi nga afërsia duke heshtur stadiumin.
Në minutën e 38-të, Ballkani dëmtohet për një penallti pasi që pengohet Rrahmani, por gjyqtari hesht.
Meriton Korenica në minutën e 67-të shënon gol të bukur për 1:2.
Në minutën e 69-të, Hamidi i Shkupit, godet nga 17 metra por tërthorësja aleat i Ballkanit.
Në 73-rë Ermal Krasniqi vetëm me portier por goditja e tij ndalet.
Në fund të takimit, Ballkani me fat.
Një fitore që ia hap rrugën drejt fazës së grupeve, ndërsa kryetrajneri i Shkupit Goce Sedlloski del kokulur dhe i befasuar nga kampioni i Kosovës.
Shkupi – Ballkani 1:2 (1:1)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup.
Shikues: 4.000.
Gjyqtar: O. Kristjansson (Islanda).
Shënues: Adetunji (19’) – Rrahmani (23’), Korenica (67’).
Kartona të verdhë: Senghor, Demiri, Hamidi, Naumovski -
Shkupi: Naumovski, Brdarovski, Margvelashvili, Senghor, Sheji (Demiri 46’), Queven (Gorgiev 89’), Hamidi, Alvarez (Danfa 68’), Trapanovski (Adem 46’), Adetunji dhe Cephas.
Ballkani: Ljuljanoviq, Kuç, Jashanica (Sinani 71'), Dellova, Ar. Thaçi, Zyba (Lucas 78'), As. Thaçi (Abazi 90+1’), Gripshi, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani (Berisha 78').