Trajneri i njohur i Kosovës, Bekim Isufi ka përjetuar tmerrin së bashku me familjen e tij, gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar.
Isufi po qëndronte në Dhermi, aty ku në orën 04:00 të mëngjesit iu futën hajnat në apartament.
"Kujdes ! Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurtë, andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villës apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur të qendroni.
Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit.
Me gjithë dëshirën e madhe për ti kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë me opsion", njofton Isufi në profilin e tij në facebook.