Në mbrëmjen e sotme është zhvilluar derbi shqiptar në fazën e Play Off të Conference League.
Shkupi është ndeshur me Ballkanin, teksa ekipi i Kosovës arriti që të fitonte me shifrat 1-2.
Pavarësisht sesi do të shkojë historia në ndeshjen e kthimit, një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në fazën e grupeve të Europës.
Ndërkohë gjest vërtet emocionues ka ndodhur para nisjes së ndeshjes.
Teksa lojtarët e Ballkanit kanë hyrë në fushën e blertë, duartrokitje kanë ardhur nga tifozët e Shkupit. Shvercerat kanë nisur të këndojnë menjëherë për heroi Adem Jashari.