Lojtari i Toulouse Olympique, Corey Norman është suspenduar me tetë ndeshje nga Super League pasi ia futi gishtin në prapanicë kundërshtarit Oliver Holmes nga ekipi Warrington Wolves.
Kjo ndodhi javën e kaluar në humbjen 18-32 të Holmes në “Halliwell Jones Stadium”.
Dyshja u përfshi në shumë ballafaqime gjatë lojës, por pjesa e dytë e lojës ishte mjaft e tensionuar në përgjithësi.
Holmes ishte në sulm dhe Norman e shfrytëzoi mundësinë që të shkonte ashpër me një ndërhyrje dhe e ndali atë.
Derisa ishte në tokë, ai u mundua ta fuste gishtin në të pasmet e kundërshtarit.
Përfaqësuesi anglez, Holmes dhe shoku i skuadrës së tij, Danny Walker e raportuan këtë incident dhe ish-ylli i NRL, Norman më pas u suspendua për shkak të “kontaktit të papërshtatshëm”.
Norman fillimisht u lut që të mos dënohej, por tribunali ishte i vendosur, duke konsideruar se ai e bëri këtë me qëllim dhe e gjobiti edhe me 600 euro.
Kjo nënkupton se organizatori i lojës do të mungojë në pjesën e mbetur të Super League, ndërsa Toulouse gjendet në pjesën e poshtme të tabelës, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme.
Norman e kishte bërë debutimin e tij në klub në muajin maj, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje që nga arritja e tij.
Atij do t’i ofrohet një kontratë e re, që nënkupton se do ta vuajë dënimin edhe në fillim të edicionit të ardhshëm.
Komentatori i “NRL”, Mat Thompson ka shkuar edhe më larg duke e konsideruar këtë si një “sulm seksual”.