Sedllovski: Nuk urova kundërshtarin

Futboll

Sedllovski: Nuk urova kundërshtarin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:05
Sedllovski

Mbrëmë, skuadra e Shkupit u gjunjëzua përballë Ballkanit tëTherandës në ndeshjen e fazës në grupe të Ligës së Konferencave Evropiane. Skuadra nga Kosova fitoi në stadiumin e qytetit në Shkup me rezultatin 2:1.

Lojtarët e Shkupit shënuan të parët në minutën e 19-të me golin e Adetunjit, por vetëm 4 minuta më vonë mysafirët barazuan me Albion Rahmanin. Më pas, në minutën e 67-të, Ballkani bëri një kthesë të plotë kur Meriton Korenica shënoi me një eurogol.

Shkupi nuk arriti të barazojë deri në fund të ndeshjes duke pësuar një disfatë që e mban larg një renditje historike në fazën e grupeve.

Trajneri i Shkupit Sedllovski tha se nuk mund ti uronte fitoren kundërshtarin pasi pretendon se ekipi I Shkupit ishte më i mire.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit do të luhet të enjten, më 25 gusht, në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat