Ndodh edhe kështu! Tifozët e Bajernit janë përplasur me klubin e tyre për maskotën e skuadrës.
Siç dihet, maskota e bavarezëve është ariu “Berni”. Por, në ndeshjen kundër Volfsburgut, maskota e Bajernit është shfaqur ndryshe, qoftë në uniformë, qoftë në pamje dhe një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak fansave të klubit.
Maskota e kampionëve aktualë të Bundesligës është mjaft popullore mes tifozëve, teksa shoqëron Bajernin në takimet në shtëpi që nga viti 2004. “Berni i ri” është pak më i dobët dhe më dinamik se paraardhësi i tij, ndërsa mban veshur çorape të bardha.
Ndërsa “Berni i vjetër” ishte trupmadh. Maskota e Bajernit është bërë objekt bisedash në rrjetet sociale, me tifozët që kanë dalë kundër klubit për zgjedhjen e re.