Andi van der Meide, holandezi që ka veshur fanellën zikaltër për sezonin 2004-2005, është rikthyer të flasë për Interin dhe konkretisht për bashkëkombësin e tij Denzel Dumfris që është vendosur në qendër të merkatos.
Për ish-lojtarin e krahut të djathtë, Interi nuk duhet as ta mendojë shitjen e Dumfrisit.
“Nëse mbërrin një ofertë nga Çelsi, duhet refuzuar madje duke i thënë Denzelit:
‘Ty nuk të shesim sepse na duhesh për të fituar titullin’. Nëse do të jetë çështje parash duhet ta mendojnë mirë, sepse ai është ndër më të mirët e rolit të tij dhe minimalisht vlen 80 milionë euro, Interi nuk duhet të kënaqet me më pak se aq”, u shpreh Van der Meide.