Atletico i ka shuar njëherë e mirë zërat mbi të ardhmen e xhevahirit Zhoao Feliks.
Portugezi ishte vënë në shënjestër të Manchester Utd në ditët e fundit, por papritur, “Colchoneros” kanë refuzuar ofertën e çmendur prej 127 milionë eurosh.
Ndonëse spanjollët po përjetojnë një krizë ekonomike, ata sërish nuk kanë dashur që ta sakrifikojnë 22-vjeçarin.
“I paçmueshëm”, ishte përgjigja e Atletikos në rrjetet sociale, për të konfirmuar lajmin e ofertës së refuzuar nga Manchester Utd.