Në ditët apo edhe orët e ardhshme, Casemiro do të kalojë nga Real Madrid te Manchester United.
Trajneri i Madridit konfirmoi lëvizjen, duke thënë se braziliani ishte i vendosur të merrte një sfidë të re.
Ndërkohë, Real Madridi do të duhet të hyjë në merkato dhe të kërkojë një mesfushor. Lojtari i Tottenham Hotspur, Pierre-Emile Hojbjerg është shënjestruar nga Madridi, sipas The Telegraph. Danezi vlerësohet në 40 milionë euro nga ekspertët e portalit transfermarkt, marrë nga euro-football.
Pierre-Emile Hojbjerg ka luajtur 90 minuta në secilën nga dy ndeshjet e Tottengam këtë sezon. Madje mesfushori danez ka arritur të shënojë edhe një gol duke firmosur në portën e Chelsea.