Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Almir Kryeziu, kërkon tre pikë në duel me Dukagjinin e Klinës.
Drita nuk e ka edhe lehtë ndaj një Dukagjinit të papërshtatshëm.
Ballafaqimi luhet nesër në Gjilan, duke filluar në orën 17. 00 në kuadër të javës së dytë.
Drita dhe Dukagjini synojnë fitoren e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini ka startuar me humbje (1:2) ndaj Prishtinës dhe Drita me barazim 2:2 me Trepçën ’89 në Mitrovicë.
“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi KF Dukagjini ka lojtarë shumë cilësorë dhe me përvojë.
Gjatë kësaj jave kemi analizuar kundërshtarin dhe kishim kohë edhe për përgatitje, prandaj presim fitore”, ka thënë Kryeziu.