Pas ndeshjes mes Chelsea dhe Tottenham, trajnerët Thomas Tuchel dhe Antonio Conte morën kartonin e kuq për një shtrëngim duarsh që u kthye në një përleshje. Ky episod gjeneroi shumë shaka dhe meme në rrjet. Timonieri i Chelseat pranoi se ishte argëtuar nga këto shaka.
“A më pëlqejnë memet kur shtrëngoj duart me Conte? Sigurisht! Ne qeshnim. Është e rëndësishme të qeshësh me veten.
Conte po më bërtiste diçka në italisht. Por ne nuk e ofenduam njëri-tjetrin. Mendoj se do të kishte përfunduar shpejt nëse jo 20 personat rreth nesh. Këta njerëz i bënë gjërat të duken shumë më keq.
Por sigurisht qesha. Kam parë shumë shaka. Siç e kuptoni, ata qeshën me mua edhe në klub”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp..