Tirana e ka nisur me një barazim 1-1 ndeshjen e parë të sezonit ndaj Kukësit, ku në përfundim të sfidës i intervistuar nga “Over Sport” ka folur dhe Taulant Seferi i cili ka komentuar rezultatin final të ndeshjes dhe situatën me të ardhmen e tij duke pranuar se është pranë largimit nga Tirana.
Ndeshja?
Padyshim sot na pengoj pak gjendja e fushës e cila kondicioni lojën e skuadrës në disa zona, por mendoj se meritonim tre pikët.
Largimi nga Tirana?
Po ende nuk kam firmos, jam gati te firmos dhe besoj se do te ndodhi ne ditët e ardhshme, mendoj se ishte e fundit me Tiranën.
Ne futbollistët në moshë të re duam të bëjmë hapin më të mirë në karrierë për ato punojmë. Unë u mundova të largohem me kokën lart nga Shqipëria dhe jo si dështim, ai ishte objektivi im.