Zbulohen detajet përfundimtare të marrëveshjes së Casemiros me Manchester United

Futboll

Zbulohen detajet përfundimtare të marrëveshjes së Casemiros me Manchester United

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 22:00
Carlos Henrique Casemiro

Carlos Henrique Casemiro është lojtari më i ri i Manchester United.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se Real Madridi dhe ‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në ‘Old Trafford’.

Pas njoftimit zyrtar nga dy klubet, është gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano që ka zbuluar detajet e marrëveshjes ndërmjet ekipeve për mesfushorin.

Real Madridi ka fituar 60 milionë funte, plus 10 milionë shtesa me largimin e Casemiros.

Lojtari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me opsion edhe një sezon tjetër.

Pagat e tij (jo dyfish më e lartë se në ekipin mbretëror) do ta vendosin Casemiron në mesin e fituesve më të lartë të Man United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat