Adnan Januzaj mund të kthehet në ligën angleze.
Chelsea dëshiron të marrë shërbimet e Anthony Gordon nga Everton.
Por skuadra e Frank Lampard nuk do të rrijë duarkryq dhe tashmë po mendon opsionet për të zëvendësuar sulmuesin e ri anglez.
Sipas raportimeve nga ‘AS’, Adnan Januzaj, po shihet si alternativë për Evertonin.
Kosovari me pasaportë belge është lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Real Sociedad.
Andaj një rikthim i Januzaj në Premier Ligë nuk mund të përjashtohet.