Olympique Lyon nuk i ndahet Paris Saint-Germain, ndërsa ka fituar bindshëm në raundin e dytë të Ligue 1. Lyon “shkatërroi” me rezultatin 4-1 skuadrën e Troyes.
Vendasit treguan dominim të padiskutuar gjatë gjithë sfidës, megjithatë fraksioni i parë u mbyll me barazimin 1-1. Ekipi i Bosz zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3’ me golin e Lacazette, teksa në minutën e 39’ “ESTAC” ia dolën të gjenin barazimin me anë të Tardieu, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fraksionin e dytë nga Lyon jo vetëm që do të vazhdonin dominimin, por njëkohësisht do të shfaqeshin më produktivë. Mjaftuan vetëm 2 minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe Tagliafico realizoi golin e dytë për vendasit. Teksa në minutën e 49’ ishte Tete ai i cili ngriti në këmbë tifozerinë në “Parc Olympique Lyonnais”.
Do të ishte po Tete ai i cili do të emociononte tifozerinë vendase me një super gol në minutën e 75’, duke realizuar dopietë personale dhe njëkohësisht i dhuroi “pokerin” skuadrës së Lyon-it.
Pas këtij takimi Lyon renditet në vend të dytë me pikë të barabarta me PSG-në, 6 pikë, teksa Troyes qëndron në vend të fundit me 0 pikë.