Xhiroja e dytë nē Superligë, këto janë ndeshjet që do zhvillohen sot

Futboll

Xhiroja e dytë nē Superligë, këto janë ndeshjet që do zhvillohen sot

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Kjo fundjavë është e rezervuar për xhiron e dytë të Superligës në futboll.

Java hapet ditën e shtunë me dy përballje mjaft interesante. 

Në Podujevë, skuadra e Llapit e pret Trepçën’89 dhe do kërkojë ta sigurojë fitoren e dytë rresht, e në anën tjetër mitrovicasit të parën, pasi barazuan me Dritën, ani pse ishin duke fituar 2:0.

Po këtë ditë luhet edhe sfida mes Dritës e Dukagjinit. 

Që të dy ekipet kërkojnë fitoret e para kampionale, me klinasit që u mposhtën, e gjilanasit që barazuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat