Memphis Depay do të largohet nga Barcelona. Sulmuesi holandez po kërkohet me insistim nga Juventusi, që ka gati një kontratë me 6 milionë euro pagë sezonale.
GDS shkruan se agjenti i 27-vjeçarit ka rritur pretendimet dhe tani kërkon 7.5 milionë euro në sezon për sulmuesin, i cili pritet të shtojë teknikën, klasin dhe golat në ofensivën e Max Allegrit.
Depay është afër prishjes së kontratës me Barcelonën, ndërkohë që për ta bërë më të thjeshtë afrimin e tij, bardhezinjtë italianë janë gati të heqin dorë nga bonusi prej 2 milionë eurosh që katalanasit duhet të paguajnë për Pjanic.
Sulmuesi, i cili kërkon minuta për të qenë në formë të mirë në Botërorin e Katarit, shpreson që Juventusi të plotësojë sa më shpejt kërkesat e tij financiare për të nisur aventurën e parë në Itali.