Goditje e bujshme për Leccen, Kastriot Dermaku do të ketë si shok skuadre mbrojtësin e Barcelonës!
Skuadra e Leçes ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku duket se është shumë pranë një goditje të bujshme në merkato, me italianët që kanë arritur akordin me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit, Samuel Umtiti.
Sipas raportimeve nga mediat italiane francezi do të kalojë në Serinë A me dy klubet që kanë arritur një marrëveshje huazimi për sezonin e ardhshëm, ku edhe vetë francezi ka dhënë miratimin për këtë transferim.
Një përforcim ky i madh për Leccen që ka si objektiv qëndrimin në elitën e futbollit italian.