Futbollisti i mirënjohur Armend Alimi, i cili vesh fanellën e Rabotniçkit nga Shkupi, i është bashkuar inicativës për të ndihmuar KF Bashkimi nga Kumanova, ku është rritur si futbollist, përcjell Open-TV.
Klubi i Bashkimit ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se Alimi ka dërguar një pliko me të holla, por duke kërkuar që ato mos të bëhen publike.
“Mirëmëngjes miq! Një pliko nga ish-lojtari ynë Armend Alimi për klubin e zemrës.
Falemnderit Armend!
P.s. sasinë e donacionit nuk e publikojmë me kërkesë të Armendit!”, deklarojnë nga KF Bashkimi.
Ndërsa Armendi në pliko ka shkruar: “Me zemër për KF Bashkimin”.