Dasmë futbolli në Ferizaj. Po vjen Prishtina, një derbi i javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës,
Ferizaj pas humbjes në çastet e fundit si mysafire nga Gjilani me rezultat 3:2, synon fitoren e parë.
Prishtina është e motivuar deri në pikë e fundit pas triumfit me 2:1 në Klinë ndaj Dukagjinit.
Drejtori sportiv, Agron Selmani është shprehur se presin që nesër ta kenë përkrahjen maksimale nga i gjithë qyteti.
“Nesër kemi datë festive, pa dashur me e prediku rezultatin sepse qyteti i Ferizajt e ka ndeshjen e pare si vendas në ligë.
Ne i ftojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur deri tash, të mbushin shkallët e stadiumit dhe të arrijmë pikët e plota”, tha Selmani.