Xavi Hernández ka dalë para mediave, në prag të ndeshjes së nesërme mes Barcelonës dhe Real Sociedad. Trajneri i “culé” ka shqyrtuar çështjet aktuale të klubit dhe ka folur për barazimin kundër Rayo, të cilin e ka përshkruar si “një turp futbolli”. Ai ka dhënë shpjegime edhe për situatën e Koundé, largimet dhe nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë.
Me Juan Foyth në horizont, Xavi ka rishikuar situatën e mbrojtësit të djathtë: “Ne donim të nënshkruanim me Azpilicueta, por nuk mundëm. Kemi garanci për ta mbuluar pozicionin, si Araujo apo Sergi Roberto. Është merkatoja që do të tregojë se ku jemi”. Duket se trajneri katalanas e ka harruar Dest: “Sergiño? A e dini si është situata?”
Në mes të thashethemeve për largimin e tij, Xavi foli për atë që pret nga Frenkie de Jong: “E shoh më mirë me fytyrën nag loja, e njëjta gjë më ndodhte vetë kur luaja. Për mua është brenda, por mund të përshtatet edhe në krah”.
Nisur nag leksioni që mori në javën e parë, Xavi donte të jepte kushtrimin e tij: “E lehtë nuk është asgjë. Duhet të mbajmë flamurin e përulësisë. Ndeshja kundër Rayo ishte një turp futbolli. Meritonim të fitonim, por na mungoi efektiviteti”.
Situata e Ferran Torres ka ndryshuar pas ardhjes së nënshkrimeve të reja, por trajneri i tij e ka lavdëruar: “Ai është stërvitur shumë mirë. Më pëlqeu shumë java që bëmë, jemi stërvitur shumë mirë; veçanërisht Ferran. E shoh pjesë të grupit, po bën gjithçka për formacionin”.
Lajmi i ditëve të fundit ka mbërritur edhe në “Can Barça”. Fjala është për kalimin e Casemiro nag Real Madridi te Manchester United: “Ai është një futbollist që ka bërë epokë në futboll dhe në Madrid. Kanë nënshkruar me lojtarë për ta zëvendësuar, por nuk dua të flas shumë për këtë. Janë vendime të rivalit dhe aty nuk hyj”.
Xavi është ende duke pritur që qendërmbrojtësi Koundé
të regjistrohet: “Ne jemi ende në pritje. Është prioriteti ynë dhe do të shohim nëse mund të regjistrohet. Ai është një qendërmbrojtës me shumë klas dhe përvojë, edhe pse është 23 vjeç. Te Barça do të duhet të tregojë çdo ndeshje nëse mund të luajë. Unë e shoh atë më shumë si qendërmbrojtës, por në raste urgjente mund të veprojë edhe si anësor. Kemi nevojë për largime (shitje) që ta federojmë”..