Kapiteni i Ferizajt, Florim Berisha, tha se janë gati për sfidën me Prishtinën, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ferizaj kërkon pikët e para dhe Prishtina që të vazhdojë me fitore.
Ndeshja luhet në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.
“Ne jemi të mobilizuar në maksimum duke e ditur kundërshtarin, por gjatë javës kemi zhvilluar përgatitjet dhe mendoj se fitorja do të mbetet në Ferizaj”, tha Berisha.