Daja, një hap larg rekordit: Çdo trajner i ëndërron grupet

Futboll

Daja, një hap larg rekordit: Çdo trajner i ëndërron grupet

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 14:27
Daja, një hap larg rekordit: Çdo trajner i ëndërron grupet

Ballkani arriti një fitore të madhe me përmbysje në transfertën e Shkupit. Kampionët e Kosovës fituan me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë të fazës “play off” në Ligën e Konferenecës dhe tani të drejtuar nga Ilir Daja, janë një hap larg shkrimit të historisë, duke kapur grupet e këtij kompeticioni.

Në lidhje me këtë, por edhe me ndeshjen, ka folur edhe trajneri nga Tirana. Ilir Daja shprehet optimist, teksa thekson se favorit është ende Shkupi, pasi ka edhe një ndeshje për t’u luajtur më 25 gusht, por gjithashtu shpreh dëshirën për të qenë në grupe.

“Ishte një ndeshje që do të vendosej nga episodet dheishim përgatitur për këtë, ndaj mëvjen mirë që morëm një rezultat pozitiv. Ne do të luajmë shanset tona për të shkuar në fazën e grupeve, por nuk jemi favoritë as paskësaj fitoreje. Ishim përgatitur qëta prisnim Shkupin, që e njeh mëmirë këtë terren dhe ka cilësipër të bërë diferencën, ndajlojtarët e interpretuan mirëndeshjen”, tha trajneri fillimisht.Shanset – I pyetur për shansetqë ka Ballkani për të kapur grupet ai thotë:”

Çdo trajner kadëshirë të kalojë në grupe. Unëkam luajtur edhe në ‘play off’ të’Europa League’, por ne duhet tëbëjmë maksimumin përballë njëShkupi që na vuri shumë nëvështirësi. Nëse duam ta bëjmëatë hapin e madh, duhet që tëruajmë këtë mënyrë loje edhenë javën e ardhshme. Megjithatë, më parë kemi kampionatintë dielën dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat