Bën lëvizjen tjetër

Futboll

Bën lëvizjen tjetër

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:58
Ronaldo

Një tjetër lajm për Cristiano Ronaldon, sërish në lidhje me të ardhmen e tij larg anglezëve të Manchester United.

Tani raportohet se menaxheri i tij, Jorge Mendes, po tenton ta transferojë yllin portugez te Marseille që rivalizon me PSG për titullin kampion dhe merr pjesë në Champions League.

Sigurisht një marrëveshje nuk është e lehtë, nisur nga paga 17 milionë euro që Ronaldo merr.

Portugezi do t’i ulë pretendimet financiare dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat