Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së dytë që janë në program për tu zhvilluar.
Ditën e sotme (e shtunë) do të zhvillohen dy takime, derisa tri të tjera luhen nesër (e diel).
Pas barazimit në xhiron e parë në udhëtim te Trepça ’89, Drita pret Dukagjinin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë, ku Llapi do të pres Trepçën ’89.
Drita – Dukagjini 17:00
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Broja, Namani, Baftiu, Kryeziu, Selmani, Simonovski
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Hugo, Qerimi, Ahmeti; Zylfiu, Januzi, Merlaku;
Llapi – Trepça ’89
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Idrizi, Maliqi, Emini, Rivera, Firmino, Fernandinho, Shabani, Neto, Progni, Robson
Trepça ’89: Kaqiu; Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi; Peci, Nimani; Rrahmani, Gashi, Sekiqira; Mba.