Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Futboll

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim


Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të ditës së sotme në kuadër të xhiros së dytë e të cilat kanë startuar nga ora 17:00.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë po ballafaqohen Llapi me Trepçën ’89 dhe skuadra e trajnerit Tahir Batatina është duke avancuar me rezultat minimal 1-0..

Golin për Llapin e realizoi Adem Maliqi në minutën e 26-të të ndeshjes.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit e në të cilën rezultati ende mbetet i pa ndryshuar, pra 0-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat