​Superliga e Kosovës/ Ndalet Llapi, triumfon Drita

Futboll

​Superliga e Kosovës/ Ndalet Llapi, triumfon Drita

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:36
Llapi

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e dytë të edicionit të ri garues 2022/23.

Një sfidë jashtëzakonisht interesante u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku Llapi u ballafaqua me skuadrën e promovuar në Superligë, Trepça ’89.

Në këtë sfidë u shënuan katër gola në barazimin 2-2, duke bërë kështu që skuadra e Tahir Batatinës të kënaqet me vetëm një pikë para tifozëve të vetë.

Në ndeshjen tjetër, Drita mori tre pikë të plota nga Ballafaqimi me Dukagjinin duke i mposhtur ata me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes që ia soli tre pikë skuadrës së Ardijan Nuhiut erdhi në minutën e 60’ dhe realizues ishte sulmuesi Simonovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat