Leipzig nuk ka mundur sërish të gjejë rrugën e fitores edhe pas ndeshjes së tretë në Bundesliga.
Këtë herë ishte Union Berlin që i mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1, teksa vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Siebatchau dhe Becker respektivisht në minutat 32 dhe 38.
Union Berlin e menaxhoi më së miri avantazhin e dyfishtë deri në minutëhn e 83-të, kur miqtë shkurtuan diferencat me anë të Orban.
Gjithsesi, goli i Leipzig shërbeu sa për statistikë pasi tre pikët shkuan në llogaritë e Union Berlin që shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë të Bundesliga pas Borussia Monchengladbach.
Nga ana tjetër, Leipzig mbetet me vetëm dy pikë në tabelën e klasifikimit, ende pa gjetur rrugën e fitores ndërsa mban vendin e 11-të.