Partizani fiton me përmbysje përballë Egnatias

Futboll

Partizani fiton me përmbysje përballë Egnatias

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:47
Partizani fiton me përmbysje përballë Egnatias

Partizani ka mposhtur në “frymën” e fundit Egnatian në javën e parë të Superligës.

Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të të ndeshjes me anë të Camajt.

Me rezultatin 0-1 do të mbyllej pjesa e parë,.

Ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë të kuqtë kanë arritur të barazojnë shifrat me anë të Hotit, i cili shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa heroi i takimit u bë Skuka i cili shënoi në fund të ndeshjes edhe golin e fitores për ekipin e Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat