Tri ndeshjet e sotme e mbyllin xhiron e dytë të Albi Superliga e Kosovës.
Prishtina do kërkojë pikët e plota edhe në javën e dytë ndaj Ferizaj.
Skuadër kjo që së fundmi është futur në ligën elitare të futbollit të Kosovës.
Gjilani pret Malishevën, këta të fundit nuk kanë zhvilluar ende ndeshje këtë edicion, pasi takimi mes tyre dhe Ballkanit është shtyrë.
Edhe kampioni në fuqi e nis sot rrugën (pasi ndeshja me Malishevën u shty për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës) për mbrojtjen e titullit.
Ekipi nga Suhareka do të përballet me Drenicën në ‘Fadil Vokrri’.
Ferizaj – Prishtina dhe Gjilani – Malisheva fillojnë nga ora 17:00, kurse Ballkani – Drenica me fillim nga 20:00.