Makedonija Gjorçe Petrov mbetet pa njërin nga lojtarët kryesorë. Sefer Emini ka siguruar një transferim ndërkombëtar dhe niset për në Danimarkë.
Mesfushori 22-vjeçar ka rënë dakord me Sonderjyske.
Transferimi hyn në fuqi menjëherë dhe Emini do të ketë aventurën e dytë ndërkombëtare, pas asaj në Rusi ku luajti për Akron Togliatti.
Emini është rikthyer te Makedonija GJP në afatin kalimtar të dimrit. Prandaj, bashkëlojtarët, administrata dhe stafi profesional i dhanë lamtumirën e duhur.
Sefer Emini së shpejti do të fluturojë drejt Danimarkës ku do të zyrtarizohet bashkëpunimi i tij me Sonderjyske. Ishte ky lojtar që shënoi dy nga golat në fitoren ndaj Pobedës..