Interi fitoi ndeshjen e dytë të kampionatit ndaj Specias me rezultatin 3-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, falë golave të Lautaro Martinez, Hakan Çalhanollusë dhe Hoakin Korreas.
Pas triumfit në mikrofonat e “SKY Sport” është prononcuar sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili ka treguar emocionet e këtij takimi dhe rikthimin e “Lu-La”-s vendimtarë për Interin:
“Nuk e di nëse jemi më të fortë se sezoni i kaluar, por jemi duke u përmirësuar. Do të luftojmë për të fituar gjithçka.
Në repartin e avancuar jemi katër sulmues të mirë, do të duhet që të shfrytëzojmë karakteristikat tona", tha Martinez.