Depay “nervozon” Juventusin!
Juventusi po tenton të firmosë me Memhis Depay dhe të gjithë e kanë konsideruar të mbyllur marrëveshjen, por në fund holandezi ka rritur pretendimet.
Sulmuesi kërkon 7.5 milionë euro në sezon, një shifër më e lartë se ajo që palët kishin diskutuar në fillim.
Në kampin bardhezi kanë nisur të mendojnë edhe për plan B dhe një prej tyre është ai i Arek Milik të Marseille.
Opsioni tjetër është Marko Arnautovic i Bologna.