Deri në raundin e 10-të Anthony Joshua e kishte të siguruar fitoren, por Usyk tregoi karakter dhe fuqi duke treguar se është aty për ta mbrojtur titullin kampion.
Usyk me vendim të gjyqtarëve arriti të shpallej kampion i botës për herë të dytë në peshat e rënda, shkruan LIG Sport.
Meçi u zhvillua në Arabinë Saudite dhe u dashtën 12 raunde për ta mësuar fituesin e këtij dueli tejet të zjarrtë.
Usyk tani mbetët kampion i botës – kurse mbrëmë kërkoi një luftë me Tyson Furyn – i cili tashmë ka konfirmuar pensionimin.