Një ndeshje mjaftë e vështirë dhe interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Atalantës dhe Milanit që do të zhvillohet në stadiumin “Geëiss Stadium” me fillim nga ora 20:45.
Të dy ekipet vijnë në këtë ndeshje pasi morën nga tre pikë në xhiron e parë të Serie-A ku Atalanta mposhti Sampdorian, kurse Milani triumfoi ndaj Udinezes.
Zlatan Ibrahimovic dhe Krunic janë mungesat nga radhët e kuqezinjve, kurse të Atalanta do të mungojnë Cebezas, Ederson dhe Muratore.
Formacionet e mundshme janë këto:
Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Demiral, Okoli; Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Pasalic; Lookman, Zapata.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Rebic.