Jo vetëm afrime në merkato për Milanin.
Skuadra kuqezi duhet të mendojë edhe për largimet, teksa Bakajoko, me shumë gjasa pritet të jetë futbollisti që do të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën e Piolit, për shkak të hapësirave të pakta në sezonin e fundit.
Mesfushori është në huazim nga skuadra e Çelsit, në vitin e tij të dytë, ndërkohë që “Corriere dello Sport”, raporton se për futbollistin francez, ditën e fundit ka pasur interesime nga klube të La Ligës, ashtu sikurse dhe ato të Premier Ligës.
Bëhet me dije se Notingham Forest, është deri më tani skuadra më e interesuar, teksa palët duke pranë një akordi, për rikthimin e Bakajokos në Premier Ligë.