Rekordi negativ i verdhezinjve

Futboll

Rekordi negativ i verdhezinjve

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:32
Rekordi negativ i verdhezinjve

Humbja e Borussia Dortmund nga Werder Bremen në ndeshjen e tretë të sezonit 2022-2023 me rezultatin 2-3, ishte hera e parë në histori të Bundesligës që një skuadër pësonte tre gola pas minutës së 89, kur ekipi ishte në avantazh me rezultatin 2-0.

Werder Bremen shënoi tre gola për gjashtë minuta, për të shënuar një ndër kthimet më të mëdha në histori. Por si krahasohet me disa nga pëmbysjet më të mëdha të Bundesligës?

Në vitin 2017, më konkretisht me 25 nëntor, Dortmund pavarësisht se nuk pësoi humbjen, u barazuan nga Schalke me rezultatin 4-4, por deri në minutën e 25 verdhezinjtë kishte shënuar 4 gola, ndërkohë në pjesën e dytë pësoi po aq nga Schalke.

Ndërsa në vitin e largët në 1976, padyshim Bayern Munich ka bërë një kthim rezultati fantastik.

Bëhet fjalë për ndeshjen Bochum – Bayern Munich, ku deri në minutën e 53 ndeshja ishte 4-0 për Bochum, ndërsa në minutën e 75 rezultati ishte 4-5 për Bavarezët. Bochumi arriti të barazonte përsëri në minutën e 80, por në 89 Uli  Hoeneß shënoi të gjashtin, për të vulosur rezultatin përfundimtar 5-6.

Dortmund e nisi mirë sezonin me dy fitore në ndeshjet e para, po në ndeshjen e tretë të Bundesligës klubi Gjerman bëri “vetëvrasje” që do të mbahet mend gjatë në histori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat