Zbardhet lista, kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për sfidat me Poloninë dhe Norvegjinë

Futboll

Zbardhet lista, kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për sfidat me Poloninë dhe Norvegjinë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:41
Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë në mesjavë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2023.

Përfaqësuesja kuqezi e femrave do të përballet më 1 shator ndaj Polonisë me sfidën që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Norvegjisë për sfidën përmbyllëse të kualifikueseve më 6 shtator.

Trajneri Armir Grima ka shpallur tashmë listën me emrat e 20 futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje, ndërkohë që grumbullimi do të nisë më datë 24 gusht.

Image

 

Me ekipin do të jenë në stërvitje edhe dy futbollistet, Fortesa Berisha dhe Vesa Paqarizi, të cilat janë në procesin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe stafi teknik ka menduar t’i afrojë që tani lojtaret për t’u ambientuar me grupin.

Kombëtarja shqiptare është e shortuar në Grupin 7 dhe aktualisht renditen në e katërt me 10 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh, e dukë lënë pas Kosovën e Armeninë. Grupi kryesohet nga Norvegjia me 22 pikë e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat